• Project Gallery

Ivona Sërbinoska është pronare e sallonit të bukurisë “Ivona” në Tetovë. Salloni “Ivona” është një qendër moderne e bukurisë ku mund të relaksoheni, zbukuroheni dhe përkushtoheni në një mënyrë jetese të shëndetshme duke e shijuar një atmosferë të relaksuar.
Salloni “Ivona” ndodhet afër kopshtit të vjetër për fëmijë në Tetovë. Është një qendër moderne për relaksim, manikyr dhe pedikyr, rritjen e thonjve, depilimin, zbukurimin dhe shërbimet e flokëve. Ivona përpiqet të bëjë që çdo kliente të ndiejë se ajo me të vërtetë kujdeset për nevojat e saj dhe është plotësisht e angazhuar për rehatinë dhe kënaqësinë e saj.
Studio “Ivona” prezanton vazhdimisht risi dhe ka arritur të vendos standarde për stilin, kreativitetin dhe trendet e modës.
Përvoja personale dhe njohja e normave botërore për cilësi dhe profesionalizëm, si dhe ndjekja e nevojave të përdoruesve të shërbimeve që janë nga Maqedonia e Veriut dhe jashtë saj, kanë kontribuar në zgjerimin e vazhdueshëm të llojeve të shërbimeve për t’i përmbushur të gjitha kërkesat e klientëve tanë.
Motoja e Ivonës është: Secili klient duhet të shërbehet me përkushtim, mirësi dhe kreativitet origjinal!