• Project Gallery

Snezhana Stefkovska është pronare e sallonit të floktarisë dhe ondulimit “Yjet e Vogla” në Shkup. Ajo jetoi në Shtetet e Bashkuara për shumë vite, dhe nga atje ndau disa nga përvojat e saj për kujdesin e fëmijëve. Si nënë e një të mituri dhe duke kërkuar mënyra të ndryshme për ta bërë fëmijën e saj të lumtur, ajo në Shtetet e Bashkuara vizitoi një sallon floktarie i specializuar për fëmijë, që dukej si nga përrallat, që iu ka dhënë atyre një përvojë dhe lumturi të pazakontë, nga kjo do të lindë ideja e hapjes së një salloni të ngjashëm për fëmijë, të cilët përveç qëllimit themelor do të synojnë të gëzojnë fëmijët dhe qethjen e flokëve që shpesh është e padëshiruar nga fëmijët, ta kthejnë atë në një moment argëtues të mbushur me të qeshura dhe lojë. Klientët e saj më të rinj janë bebe 9 muajshe dhe për ta salloni ofron një trajtim të veçantë për të pasur përvojën e parë më të bukur.

 

Kohët e fundit, përveç fëmijëve, në shërbimet e salloneve të floktarisë edhe prindërit kënaqen, në këtë mënyrë është përmbushur kujdesi dhe lumturia e plotë e të gjithë familjes. Për më tepër, organizohen edhe festat për ditëlindje ku vajzat marrin një paketë shërbimesh që përfshijnë: manikyr, pedikyr, frizurë solemne dhe grim.