• Project Gallery

Kadire Media u lind në fshatin Negotinë, Vrapçisht, ajo është profesoreshë dhe magjistre e shkencave ekonomike – departamenti i financave, kontabilitetit dhe revizionit. Kadireja ka 10 vjet përvojë në fushën e financave, kontabilitetit dhe revizionit dhe aktualisht është drejtoreshë ekzekutive e kompanisë “Berisa Kom” në fshatin Negotinë.
Kompania ofron shërbime në fushën e evidencave të kontabilitetit, shërbimeve tatimore për personat juridikë dhe fizikë, llogaritjen e rrogave, kontrollin e aktiviteteve të ndryshme, regjistrimin e firmave dhe gjithçka që është e nevojshme për fillimin e suksesshëm të biznesit, në përputhje me rregullat dhe standardet ligjore, në mënyrë profesionale, me përgjegjësi dhe konfidencialitet. Kadireja bashkëpunon me kompanitë e vogla dhe të mesme në fushën e veprimtarive të prodhimit, tregtisë dhe shërbimit.
Kadire Media i ripërtërinë vazhdimisht njohuritë e saj dhe merr pjesë aktive në seminaret dhe trajnimet në fushën e kontabilitetit financiar, financave, standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe standardeve ndërkombëtare për njoftimin financiar, tatimeve, të drejtën tregtare, marrëdhënieve të punës.
Në pajtim me Ligjin për kryerjen e punëve të kontabilitetit, Kadire Media i ka marrë të gjitha licencat e nevojshme për kryerjen e punëve të kontabilitetit.