Përmes thurjeve të saj, janë ndërthurur rrëfime nga e kaluara, megjithëse sot janë të endura dhe të qëndisura, ato mbajnë simbole dhe motive të historisë. Rrëfimet e paraardhësve na përkujtojnë prej nga vijmë, ndërsa detyra jonë është që mos t’i harrojmë.
Flutura është e motivuar dhe frymëzuar nga gjeneratat e mëparshme, nga nëna e saj, hallat dhe gjyshet e saj.
Me kënaqësi i bën dekorimet shtëpiake. Përpunimet tradicionale të shtëpisë i japin një bukuri të veçantë.
Përpunimet që akoma edhe sot shërbejnë si një mënyrë për të dekoruar dhe zbukuruar shtëpinë dhe në të njëjtën kohë na përkujtojnë në rrënjët tona.
Sa u përket thurjeve prej leshi, Flutura thotë: “Në dimër nuk ka ngrohje më të mirë për këmbët sesa çorapet dhe rrobat e leshta”.