• Project Gallery

Zanatet e vjetra janë diçka për të cilat duhet të krenohemi dhe t’i mbajmë gjallë.

Pulie Qosja e bën këtë punë me dashuri.

Punimi i çantave dekorative të bëra prej mëndafshi, të zbukuruara me fije dhe gurë të ndritshëm është kënaqësi për të.

Ajo është veçanërisht e përkushtuar pas thurjes. Çorapet dhe rrobat prej leshi janë detaje të pashmangshme gjatë ditëve të dimrit dhe na ngrohin më së miri. “Ngroheni shpirtin tuaj, por së pari ngrohni këmbët”, këshillon Pulie.

Duke i zgjedhur çorapet e dimrit me ngjyra, ju mund ta ngjyrosni edhe dimrin me ngjyrë gri.