• Project Gallery

Pas shumë viteve përvojë pune, Fatmireja vendosi të krijojë një rrëfim të ri personal duke e hapur dyqanin e saj. Dëshira e saj personale për zhvillim dhe përparim e inkurajuan t’i krijojë veprat e saj.

Ajo bën dekorime për kuti, sende për martesë, për këna, bën zbukurime nga lulet artificiale, dekoron gota të dasmave me lule dhe pendë. Bën dhurata për syneti, shami për nuse kur luan në dasmë, lule që i jepen nuses dhe vjehrrës.

Do të gjeni edhe sete të martesës për unazat, gotat e zbukuruara me perla dhe guralecë, pasqyrë, dekorime, perla, gërshërë, zemra të qelqit, trëndafila të plastikës…

Materialet janë të plastikës, saten, përdor lule artificiale, perla artificiale, guralecë dekorative, pendë…

Nëse keni nevojë të merrni pjesë në dasmë, syneti, ditëlindje dhe keni nevojë për sende dekorative, këtu sigurisht që mund t’i gjeni.

Duart e afta të Fatmiresë bëjnë krijime interesante.

Që momentet tuaja të çmuara të jenë të paharrueshme, zgjidhni detaje që do ta zbukurojnë ceremoninë.

Urdhëroni ejani në TP RITA DEKOR dhe vizitojeni Fatmirenë.