
Një traditë të harruar, femra me aftësi arrin ta ruajë, ringjallë dhe kultivojë dhe t’i end aftësitë e harruara tradicionale edhe sot në një mënyrë të re, kreative, moderne, si një kryevepër kreative në kombinimin e ngjyrave, zgjedhjen e ngjyrës së tyre, pëlhurave, qëndisjeve. Femrat që i bëjnë këto punime unike, duke e kombinuar tradicionalen dhe modernen, të zakonshmes i japin diçka të pazakontë, dhe kështu krijojnë shumë punime të thurura dhe të qëndisura me dorë. Me kreativitetin e tyre të jashtëzakonshëm, këto duar të afta arrijnë t’i thurin veprat e tyre shumëngjyrëshe. Puna me fije dhe gjilpërë, krijimi i formës së sendeve, si rezultat i fantazisë së tyre, të cilat do të jenë të dobishme për njerëzit, janë mënyra e tyre e jetës, transferimi i tyre i gjithë energjisë kreative, nga shpirti për ndonjë produkt. Qoftë përmes thurjes apo qëndisjes, gjithnjë arrijnë të krijojnë një imazh, një send, si një pasqyrim i fantazisë së tyre. Secila femër e ka stilin e saj të krijimit, një proces i ngadaltë, i cili kërkon kohë dhe angazhim, kërkon përsosmëri dhe mjeshtëri të mirë. Tradita e qëndisjes dhe thurjes së punimeve artizanale unike ngadalë po zhduket. Punën e dorës të gjysheve dhe nënave tona gjithnjë e më pak e kultivojmë, ndërsa në jetë ajo që na rrethon edhe në shtëpitë tona janë sendet e prodhuara nga fabrika. Pavarësisht se sa të bukura dhe moderne janë, nuk e kanë gjënë më të rëndësishme, shpirtin, emocionet që transmetohen nga puna e dorës. Nëse e kujtojmë të kaluarën, do të themi se stërgjyshërit, gjyshet dhe nënat tona ishin shumë të vlefshme. Gjithmonë kanë gjetur kohë për punën e dorës, qëndisjen, thurjen, qepjen, me qëllim që ta kultivojnë dhe ruajnë traditën, ndërsa puna e dorës për to ishte një zbukurim për sytë, një festë e shpirtit, diçka që i qetësonte, në ditët e gjata të mbushura me shumë punë, lodhje, shqetësime, pikëllime. Prandaj, t’u japim një mundësi për të mbijetuar, t’i duam dhe t’i kultivojmë, t’i vlerësojmë dhe t’i blejmë. Pasi ato janë e kaluara jonë, e tanishmja jonë dhe e ardhmja jonë.