Sllagjana Koteska u lind në Gostivar dhe për shumë vite merret me hotelieri. Për 13 vjet, ajo ka menaxhuar me sukses restorantin “Sajgija” nga Gostivari, i cili është biznes familjar. Restoranti “Sajgija” është njëri nga etno restorantet e para në Gostivar. Përveç etno ambientit që shërbejnë ushqimin tradicional maqedonas, restoranti ofron argëtim për të rinjtë në parkun e jashtëm të argëtimit për fëmijë.
Lokacioni dhe kapaciteti i restorantit “Sajgija” sigurojnë kushte të shkëlqyera për organizimin e festimeve dhe ahengjeve të ndryshme. Restoranti njihet si një restorant me renome dhe unik, i cili me pamjen dhe historinë e tij unike u bën përshtypje edhe atyre me kriteret dhe kërkesat më të larta. Gjithashtu, restoranti “Sajgija” e ka parkingun e vet dhe një tarracë plotësisht të mbuluar.
Përvoja dhe angazhimi i ekipit menaxhues, nga ana tjetër, lejon një qasje organizative që është autentike dhe e përshtatshme për secilin klient.
“Sajgija” ofron edhe shërbimin e vet të furnizimit me ushqim, ushqim të cilit nuk mund t’i rezistohet dhe që është përgatitur, dekoruar dhe shërbyer në mënyrë profesionale për një përvojë unike gurmane.