• Project Gallery

Susan Dimitrieska u lind në Australi, por punon dhe jeton në Ohër dhe është pronare e studios Susan Sju në qendër të Ohrit. Ajo punon si artiste e pavarur, përpunuese e bizhuterisë nga argjili polimer. Veprat e saj janë unike dhe të njohshme për dizajnin dhe cilësinë e tyre të mrekullueshme.

Studio Susan Sju është i vetmi në llojin e tij në Rajonin e Ohrit dhe ekziston me sukses për 6 vjet. Ideja e Susanit është të transmetojë origjinalitet në veprat e saj dhe numri i madh i turistëve që vizitojnë Ohrin të bartin me vete një kujtim autentik.

Në të ardhmen, Susani beson se do t’i rrisë shitjet e saj duke hyrë në tregjet e reja rajonale dhe ndërkombëtare.