Bllagorodna Josifovska është me origjinë nga Kërçova, por jeton dhe punon në Ohër. Ka 20 vjet që merret me përpunimin e etno produkteve. Bllagorodna është pronare e dyqanit “Eko etno shtëpia tradicionale” në çarshinë e vjetër në Ohër, ku punon së bashku me motrën dhe nënën e saj që është 88 vjeçe. Ajo e trashëgoi zanatin nga nëna e saj dhe ka punuar me sukses për 20 vjet. Ata punojnë me prodhimin dhe tregtimin e kozmetikës organike natyrore (të bazuar në mjaltë dhe propolis), si dhe me punimin me dorë të suvenireve, bizhuterive dhe punimeve maqedonase të bëra me dorë.
Njëri nga preparatet kozmetike më të kërkuara të përgatitura nga Bllagorodna janë: pikat për kujdesin e fytyrës gjatë natës me propolis dhe krem për psorias. Këto produkte janë të kërkuara dhe të porositura nga e gjithë bota.
Këndimi është dashuria e saj e madhe, dhe ka botuar një CD me muzikën tradicionale maqedonase “Akapella”, e vetmja në vend.
Tradita dhe respekti për të kaluarën si burim frymëzimi e shënojnë veprën e Bllagorodnës. Sasia e jashtëzakonshme e energjisë pozitive do t’ju bëjnë të ktheheni përsëri.