Salije Demiri është një femër zejtare nga Tetova që dashurinë dhe frymëzimin e saj për biznesin e vet e ka nga familja e saj. Salije Demiri merret me artizanat dhe qëndisje të kaftanëve, fustaneve, këmishave, shallvareve, mbulesave të dasmave dhe llojeve të ndryshme të rrobave për festimet tradicionale. Ajo e mësoi teknikën e qëndisjes së rrobave tradicionale në moshë të re nga nëna e saj, e cila ishte gjithashtu një rrobaqepëse dhe që prej 12 vjet ka qepur dhe qëndisur me dorë. Myshterinjtë e saj më të shpeshtë janë femrat tradicionale shqiptare të cilat e respektojnë traditën dhe duan ta shënojnë momentin e dasmës në veshje tradicionale shqiptare.
Edhe pse jetojmë në kohën moderne dhe kemi zakone moderne, femrat veshin rroba të veçanta tradicionale kur martohen në dasmë, thotë Salije.
Tradita e qëndisjes me argjend dhe bërja me dorë e veshjeve tradicionale të nusërisë, i ka bërë gjithmonë të njohura për shkak të duarve të afta të femrave shqiptare, të cilat e bartën durimin dhe fshehtësinë e punimeve artizanale nga brezi në brez.
Salije tani është pronare e një dyqani në Tetovë dhe e krijon me sukses brendin e saj, i cili është njëri nga më të kërkuarit në Tetovë për shkak të cilësisë dhe shpejtësisë së prodhimit.