Eli Ainoska u lind në Ohër, me profesion është magjistre e arteve figurative. Në vitin 2013 filloi të bënte suvenire dhe që nga viti 2016 është pronare e studios për shitje “Atelier Aini” në Ohër.
Frymëzuar nga magjia dhe energjia e drurit, Eli krijon me mjeshtëri artin e shndërruar në gdhendje, suvenire dhe bizhuteri. Përveç ekspozitave të instalimeve të artit dhe ndërhyrjeve në hapësirë, gradualisht shkon drejt artizanatit të vogël. Në këtë segment të punimeve artizanale të Elisë, hapet një botë e re kreative dhe veçanërisht kënaqësia për t’i bërë ato. Interesimi i madh i myshterinjve e nxiti atë për të vazhduar dhe zgjeruar asortimentin edhe më tutje.
Studio “Atelier Aini”, përveç gdhendjeve dhe ikonave, ofron një shumëllojshmëri të suvenireve, magneteve, karficëve për zbukurime, shënimeve për libra, door-hangers, dream catchers, kuti druri dekorative, maska dekorative, gota dhe pjata të ilustruara, madje dhe bizhuteri të bëra prej druri.
Eli Ainoska krijon vepra me stil, origjinalitet dhe pazakonshmëri. Të gjitha veprat e saj janë mbresëlënëse dhe çdo detaj bëhet me një vëmendje të veçantë.