• Project Gallery

Daniella Petreska është pronare e studios “Dani Art” nga Ohri. Profesioni i saj është vizatimi në qelq (piktura, sende, xham në dyer dhe dritare, etj.), dhe bërja e dekupazhit. Studio “Dani Art” ofron një përzgjedhje të madhe të gdhendjeve, ikonave, produkteve të drurit, suvenireve, libralidhësve dhe bizhuterive me të gjithë diversitetin e tyre.

Ka vite të tëra që është e përfshirë në këtë zanat, fillimisht vetëm si një hobi përmes të cilit e ka shprehur kreativitetin e saj, ndërsa nga viti 2016 teknikën e punon në mënyrë profesionale. Produktet e saj janë të ekspozuara në disa vende në të gjithë Ohrin, dhe shet edhe në qytete të tjera duke i dërguar. Ajo gjithashtu bën edhe me porosi. Një shembull i njohjes së artit të saj dhe përvojës së madhe është pajisja e plotë me pikturat e apartamenteve në hotelet dhe restorantet e famshme, si dhe vizatimi i vazove për nevojat e institucioneve publike.

Daniella Petreska është plotësisht e përkushtuar për artin e saj, të cilin e shndërron në vepra të bukura. Çdo produkt i ri është unik dhe nuk mund të jetë kurrë i njëjti me atë të mëparshmin, sepse bëhet fjalë për një punë të punuar me dorë.