• Project Gallery

Bellka Mustafa është pronare e një butiku në Tetovë për veshjen tradicionale shqiptare të nusërisë. Ajo ka 20 vjet përvojë në qepjen dhe qëndisjen e veshjeve kombëtare shqiptare, të cilën e mësoi nga nëna dhe gjyshja e saj. Bellka Mustafa bën dubletë, kaftanë, dimi, fustane (festive dhe martesore) të punuar me dorë me fije ari ose të qepura në makinë. Këto pjesë festive të veshjeve janë magjepsëse sipas bërjes së tyre dhe ofrojnë origjinalitet në pamjen tuaj. Ato mund të bëhen për shijen e çdo femre dhe çdo mase. Bellka i bën modelet e saj me detaje të ndryshme që e plotësojnë pamjen e krijimit.

Bellka Mustafa: Përveç që jetojnë në kohë moderne dhe kanë zakone moderne, femrat shqiptare veshin rroba të veçanta tradicionale kur martohen. Tradita e qëndisjes me argjend dhe bërja me dorë e veshjeve tradicionale të nusërisë, i ka bërë gjithmonë të njohura për shkak të duarve të afta të femrave shqiptare, të cilat e bartën durimin dhe fshehtësinë e punimeve artizanale nga brezi në brez.

Tradita është një burim frymëzimi për Bellka Mustafën. Ajo ka shumë respekt për kulturën dhe traditën dhe beson se çdo femër shqiptare duhet t’i festojë me dinjitet momentet më të rëndësishme në jetën e saj.