• Project Gallery

Qendra e Argëtimit dhe Rekreacionit për Fëmijë & quot; HEPI KLUB & quot; është regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar një person (SHPKNJP). Themeluese dhe drejtoreshë e qendrës është Bedia Jakupi nga fshati Sllatinë, Komuna e Tearcës.
Qendra e Argëtimit dhe Rekreacionit për Fëmijë HEPI KLUB u formua si pjesë e iniciativës së Bedisë për të hapur biznesin e vet formal dhe të mbështetur nga Programi i Vetëpunësimit i zbatuar nga UNDP-ja, APRM-ja dhe AMSRM-ja në vitin 2015. Biznesi ishte regjistruar në tetor të vitit 2015.
Si përdorues i programit, Bedia mori edhe mbështetje financiare prej 185,000 denarë për blerjen e pajisjeve të nevojshme për ofrimin e lojërave argëtuese dhe rekreative për fëmijë.
Aktiviteti kryesor i Qendrës së Argëtimit dhe Rekreacionit për Fëmijë HEPI KLUB është oferta e lojërave argëtuese dhe rekreative për fëmijët e moshës 2 – 14 vjeç, nga rajoni i Komunës së Tearcës dhe më gjerë. Shërbimet e ofruara nga qendra përbëhen nga: fëmijë që qëndrojnë për argëtim dhe duke luajtur në sallën e lojërave, programi për rekreacionin parashkollor, organizimi i festave të ditëlindjeve, punëtoritë kreative, organizimi i ahengjeve dhe filmave edukativë për fëmijë dhe më shumë. Lloje të ndryshme të pijeve u ofrohen edhe përdoruesve të shërbimeve në qendër.
Selia dhe lokacioni i qendrës HEPI KLUB ndodhet në fshatin Tearcë, Komuna e Tearcës në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në ndërtesën afariste me qira me sipërfaqe prej rreth 200 m2. Ndërtesa afariste i plotëson tërësisht kushtet infrastrukturore për veprimtarinë e Qendrës së Argëtimit dhe Rekreacionit për Fëmijë.