Valmira Beqiri dhe Fesnike Demiri janë motra nga Gostivari që kanë 10 vjet që merren me punë artizanale dhe mbajnë me sukses një dyqan në qendër të Gostivarit. Familja e tyre, tradicionalisht, ka bërë veshje tradicionale të dasmave për shumë vite. Si pjesë e biznesit familjar, Valmira dhe Fesnikeja e kanë zgjeruar asortimentin që ua ofrojnë klientëve të tyre me produkte shtesë të dasmave, siç janë: jastëkët, çantat, zbukurimet e flokëve, etj.
Valmira dhe Fesnikeja me zell e bëjnë punën e tyre, kryesisht sepse u mundëson ta përcjellin kreativitetin e tyre, por gjithashtu u jep kënaqësi të madhe që klientet e tyre janë nuse të ardhshme. Në të ardhmen, planifikojnë të vazhdojnë me punën e tyre të suksesshme, por edhe t’i ndjekin trendet dhe nevojat e klientëve të tyre dhe kështu të ndërtojnë brendin e tyre unik.