Angella Petrushevska është sipërmarrëse e suksesshme në kompaninë AZUR-MA, e cila është një biznes familjar dhe që po ndërton një brend të njohur në rajon për 3 vitet e fundit. Kompania është e angazhuar në prodhimin e sapunëve natyralë të prodhuar nga lëndët e para natyrore që përmbajnë mjaltë dhe qumësht dhie. Prodhimi është zgjeruar me sapunë për larje, për larje manuale dhe makinerike dhe në gjendje të ngurtë. Të gjitha lëndët e para të përdora në prodhim janë furnizuar nga zonat rurale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Prodhimi ndodhet në Rajonin e Pollogut në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Tetovë). Kompania jonë është vazhdimisht duke investuar në pajisje dhe teknologji të reja, dhe kështu ne arrijmë ta përsosim prodhimin dhe të arrijmë standarde të larta të funksionimit. Aktualisht kemi një kapacitet solid të prodhimit për nevojat e tregut maqedonas. Klientët tanë aktualisht janë barnatoret dhe marketet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe gjithashtu bëjmë shitje direkte për blerësit e fundit përmes pjesëmarrjes në mini panaire të shitjeve, porositjeve me telefon, internet dhe kështu me radhë.
Në të ardhmen planifikojmë të vazhdojmë me investime të reja dhe ta rrisim asortimentin e produkteve dhe të hyjmë në disa tregje në rajon.