Meral Saidi është një pedagoge e diplomuar dhe drejtoreshë e një kopshti privat të fëmijëve “Alija” në Tetovë. Kopshti i fëmijëve “Alija” punon sipas standardeve botërore për rritjen dhe zhvillimin e rregullt të fëmijëve. Qëllimi kryesor i themelimit të tij është krijimi i një shembulli të edukimit të duhur parashkollor të fëmijëve në aspektin social dhe pedagogjik.
“Dashuria për fëmijët dhe dëshira për të punuar me ta ishte motivi kryesor për hapjen e një kopshti privat. Dëshira më e madhe gjatë në krijimin e kopshtit ishte të krijoja një vend të këndshëm, ku fëmijët me kënaqësi do të vijnë dhe të shijojnë çdo moment të kaluar në të – tha Saidi.
Fëmijët mësojnë më shpejt në mjedisin natyror ku janë me bashkëmoshatarët e tyre, kështu që në institucionet e rregullta parashkollore atyre duhet t’u sigurohet edukim dhe arsimim. Kopshti ynë ofron mundësi të barabarta, si dhe fleksibilitet të plotë në plotësimin e nevojave specifike të të gjithë fëmijëve, ne e rregullojmë mënyrën e punës për secilin fëmijë, dhe për ata që kanë vështirësi zhvillimore kemi ofruar ndihmë shtesë.
Në institucionin tonë përdoren lodra edukative që stimulojnë imagjinatën dhe krijimtarinë e fëmijëve, mbizotërojnë materialet natyrore të lodrave, siç janë druri, leshi, mëndafshi, dylli, ngjyrat bomore, si dhe materialet nga të cilat vetë fëmijët (me ndihmën e stafit arsimor ) dizajnojnë lodra sipas ideve dhe dëshirave të tyre.
Loja në natyrë është një pjesë integrale e jetës së përditshme të fëmijëve. Praktikisht, është e detyrueshme çdo ditë. Ecja, sportet, lojërat, rekreacioni janë vetëm një pjesë e vogël, për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre të të mësuarit, dhe të nxisin kreativitetin. Kërcimi dhe vrapimi janë elementë kryesorë për zhvillimin e shëndetshëm dhe të duhur fizik dhe mendor te fëmijët. Lojërat sociale te ne janë një pjesë integrale e arsimit. Me sukses e zgjojmë ndjenjën e pavarësisë tek fëmijët, ndjenjën e përshtatjes me natyrën, si dhe ndjenjën e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së tij.
Orari i punës është në dy ndërrime, i përshtatur sipas nevojave të prindërve dhe fëmijëve, pra nga 7:30 deri në 12:00 ose nga ora 12:00 – 16:30.
Stafi profesional në kopshtin e fëmijëve ka përvojë në punën me fëmijët e moshës parashkollore. Brenda kopshtit ekziston një mundësi për të punësuar një defektolog (për nevojat e fëmijëve me nevoja të veçanta, ose me aftësi të kufizuara që pranohen, kujdesen, dashurohen dhe mirëpriten njësoj në këto kopshte).