• Project Gallery

Marijana Pipileva është një vajzë e re dhe kreative nga Ohri, e cila ka 5 vjet që punon filigrane. Ajo bën bizhuteri unike dhe të personalizuar sipas dëshirave të klientëve të saj. Sipas Marijanës, filigrani nuk është vetëm një mënyrë për të bërë bizhuteri, por është njëra nga teknikat më delikate të bërjes së bizhuterive, sepse përfshin një seri aktivitetesh nga shkrirja e argjendit, tërheqja e telave të bëra nga shufrat e argjendit për t’i krijuar teksturat më të shkëlqyera të bizhuterisë, ndërsa jep një butësi dhe magji për vetë bizhuterinë. Kompleksiteti i punimit me dorë është ajo që i jep asaj unike dhe magji secilit send (bizhuteri) dhe krijohet një ndjenjë e mbajtjes së diçkaje të papërsëritshme dhe unike, diçka ekskluzive.

Pikërisht kjo elegancë për të bërë diçka të papërsëritshme dhe unike e ka krijuar dashurinë e Marijanës për këtë zanat të vjetër, pothuajse të zhdukur dhe shekullor, FILIGRAN.

Marijana: Të punosh dhe të bësh diçka me dy duar, zjarr dhe metal është një ndjenjë e veçantë, magjepsëse! Sidomos kur më në fund mund ta shihni rezultatin në një copë bizhuterie unike të bukur.

Marijana Pipileva është duke e përsosur filigranin në çdo rast, ajo e shijon dinamikën e krijimit dhe në kombinimin e asaj që është e vjetër me shekuj dhe trendeve të sotme.