• Project Gallery

Anxhelika Koleva është një artiste e pavarur, e njohur si një personazh autentik urban, i sofistikuar dhe artistik e cila artin e realizon përmes ekzistencës, veprimit, krijimit të saj…

Se kjo femër artiste ka çfarë ti ofrojë kësaj bote, konfirmohet nga arti i saj, për të cilin ajo do të thotë vetë se është më pak e çuditshme dhe e pazakontë, dhe se kjo është pikërisht ajo që intrigon njerëzit ti shikojnë dhe ti duan veprat e saj.

Ajo derdh bojë në materiale të ndryshme, pëlhurë, pllaka gramafoni, xham, qeramikë dhe më pas formon format me gishtat dhe shpatull. Nxitja e saj artistike e bën atë që në moshë të re ta dashurojë artin e saj, dhe të shprehë krijimtarinë e saj përmes pikturimit dhe ngjyrosjes në pëlhurë dhe mure, deri në krijimin dhe qepjen e rrobave.

Ajo i përzgjedh shumë vepra arti dhe i ekspozon në ekspozita solo, me të cilat është në gjendje të tërheqë me sukses vëmendjen e publikut artistik në RMV. Ekspozita e saj e fundit u titullua “Vallëzimi përmes emocioneve” dhe paraqiti 40 vepra arti në pëlhurë dhe pllaka gramafoni të bëra nga bojëra akrilik dhe vaji. Zgjedhja për të punuar në pllaka gramafoni buron nga dashuria e saj për të punuar me tema të rralla dhe në to ka punuar për 32 vjet. Ajo thotë se ato janë brendi saj i njohur dhe ajo arrin t’i ringjallë ato përmes artit dhe t’i kthejë ato në një vepër artistike.

Historia e Anxhelikas vazhdon të vallëzojë përmes emocioneve, përmes pikturës…