PROJEKTI PËR ZHVILLIMIN E MIKRO-NDËRMARRJEVE TË FEMRAVE NË ZONËN TEJKUFITARE

Projekti “Zhvillimi i Mikro-Ndërmarrjeve të Femrave në Zonën Tejkufitare” zbatohet në kuadër të “Programit të Bashkëpunimit Tejkufitar të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shqipërisë për vitet 2014 dhe 2015” dhe është financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian. Projekti zbatohet nga Qendra për Menaxhim me Ndryshimet – QMN së bashku me organizatat partnere, Institutin për të Drejtat e Njeriut, Fondacionin Egalite dhe Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare nga Shqipëria.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të rritet konkurrenca e femrave dhe të përforcohet sipërmarrësia e femrave në Rajonin e Pollogut dhe Elbasanit dhe të sigurohen zgjidhje të qëndrueshme për zhvillimin e bizneseve të vogla të femrave në zonën tejkufitare.
Qëllimet specifike të projektit:
1. Të rriten aftësitë personale të sipërmarrësisë dhe kompetencat afariste të femrave të përfshira në bizneset formale ose joformale.
2. Të sigurohen shërbimet për mbështetjen juridike në aktivitetin afarist.
3. Të përmirësohet prodhimi, qasja në mundësitë e tregut dhe mundësitë për zhvillimin e biznesit dhe të rritet bashkëpunimi tejkufitar.
4. Të përmirësohen / revidohen masat dhe politikat qeveritare për mbështetjen lokale dhe nacionale për sipërmarrësinë e femrave.
Rezultatet e projektit:
Rezultati 1. Aftësitë dhe kompetencat e përmirësuara në menaxhimin e biznesit, ulja e rrezikut dhe qëndrimet e përgjithshme të sipërmarrësisë dhe vlerat afariste;
Rezultati 2. Vendosja e shërbimeve këshillëdhënëse të biznesit për femrat sipërmarrëse për t’i rritur aktivitetet ekonomike dhe zhvillimin e biznesit;
Rezultati 3. Shërbimet e diseminuara për mbështetjen juridike dhe ekonomike dhe informatat mbi detyrat, tatimet, të drejtat dhe detyrimet për sipërmarrësit dhe këshillat individuale për çështjet juridike dhe ekonomike;
Rezultati 4. Rritja e aktivitetit ekonomik në prodhimin, tregtimin dhe shitjen e produkteve lokale si rezultat i rritjes së dizajnit, paketimit, bashkëpunimit tejkufitar dhe / ose shitores dhe marketingut në internet;
Rezultati 5. Masat e reja politike të zhvilluara në aktivitetin e përbashkët të autoriteteve lokale dhe nacionale për t’i shfrytëzuar përparësitë e femrave në biznes;
Aktivitetet e projektit:
1. Rekrutimi dhe identifikimi i femrave sipërmarrëse të mundshme,
2. Vendosja e shërbimeve këshillëdhënëse të biznesit për të siguruar mbështetjen për avancimin e aktivitetit afarist – vëllimi i rritur i prodhimit ose shërbimeve, dizajni i përmirësuar, paketimi i produkteve, marketingu dhe shitja.
3. Sigurimi i shërbimit për mbështetjen juridike dhe ekonomike – sigurimi i informatave mbi të drejtat dhe përgjegjësitë ligjore në aktivitetin afarist dhe ndihma juridike dhe këshillat.
4. Organizimi i shërbimeve të drejtpërdrejta të marketingut dhe aktiviteteve të përbashkëta të tregtisë elektronike për shitjen e produkteve në tregun ndërkombëtar.
5. Analiza e zhvillimit të mikro-ndërmarrjes te femrat dhe prodhimi i masave të reja dhe të përmirësuara të politikës.

Qendra për Menaxhim me Ndryshimet (QMN) është zbatuesi kryesor i projektit. QMN-ja është organizatë jofitimprurëse dhe joqeveritare që e promovon mirëkuptimin dhe ndryshimet jo të dhunshme në shoqëri.
Organizata përqendrohet në masat dhe politikat e buta që u ndihmojnë entiteteve të ndryshme t’i pranojnë ndryshimet në shoqëri si situata normale dhe t’i shndërrojnë në rezultate pozitive.
Organizata beson se përforcimi i kapaciteteve të administratës publike, sektorit civil, komunitetit të biznesit, eurointegrimit dhe investimit në njerëz janë agjentët kryesorë për ndryshim në shoqëri.
Qëllimet dhe detyrat tona janë:
Përforcimi i kapaciteteve administrative të administratës publike
Investimi dhe zhvillimi në personel / njerëz
Integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal
Menaxhimi me ndryshimet publike dhe mbajtja e zhvillimit
Mundësitë e barabarta dhe mosdiskriminimi
Automatizimi i proceseve
Bashkëpunimi me personat e tjerë juridikë dhe fizikë, organizatat ndërkombëtare, organet shtetërore, institucionet, organizatat joqeveritare dhe sektorin privat për realizimin dhe arritjen e qëllimeve të organizatës.
Qendra për Menaxhim me Ndryshimet (QMN) zbaton projekte që synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë dhe rajonit. Kemi përvojë pune disavjeçare me institucione të ndryshme shtetërore në Maqedoni dhe bashkëpunim të gjerë me sektorin civil dhe sektorin e biznesit brenda dhe jashtë vendit.
E mbështesim demokracinë dhe idetë e hapura në sektorë të ndryshëm të shoqërisë. I mbështesim projektet tona në metodën e planifikimit, zbatimit, kontrollimit dhe veprimit.

Fondacioni për Mbështetjen e Sipërmarrësisë së Femrave dhe Rinisë – EGALITE është organizatë jofitimprurëse nga Rajoni i Pollogut, misioni i së cilës është ta mbështesë zhvillimin e sipërmarrësisë, iniciativave qytetare dhe sektorin publik në mobilizimin e burimeve për zhvillimin rural dhe përforcimin e grupeve të margjinalizuara. EGALITE ka vendosur një bashkëpunim strategjik me komunat rurale në Rajonin e Pollogut në krijimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve lokale dhe ka përvojë relevante në zhvillimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve për ndërtimin e kapaciteteve të bazuar në nevojat e aftësimit ekonomik të femrave rurale. Me kalimin e viteve, EGALITE, në partneritet me Projektin për Zgjerimin e Bizneseve të Vogla, e zbatoi Iniciativën për Bizneset e Femrave.

Instituti për të Drejtat e Njeriut-IDNJ është shoqatë e qytetarëve që ekziston që nga viti 2009. Fokusi kryesor i Institutit janë të drejtat e njeriut, gjegjësisht sigurimi i tyre, promovimi, avancimi dhe mbrojtja përmes kërkimit, analizës, edukimit, përfaqësimit dhe mënyrave të tjera të veprimit. Në projektin për zhvillimin e mikro-ndërmarrjeve të femrave në zonën tejkufitare, Instituti i edukoi femrat për aspektet juridike të drejtimit të ndërmarrjeve.

Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare nga Shqipëria – CCIS etablohet si organizatë qytetare me fokus në zhvillimin rajonal dhe të qëndrueshëm. Punon në partneritet me qendrat kërkimore dhe universitetet, të rinjtë dhe komunitetet lokale, grupet qytetare dhe organizatat jofitimprurëse, si dhe sektorin publik dhe privat. CCIS ka një rrjet të krijuar partnerësh në Shqipëri dhe Evropën Juglindore, veçanërisht në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni.
Me ekspertizën e saj të kualifikuar dhe një grup konsulentësh me reputacion të lartë dhe performancë të shkëlqyer të zhvillimit të projektit, CCIS përpiqet të jetë një qendër udhëheqëse në Shqipëri, duke punuar kryesisht në këto fusha: menaxhimi i mirë, të drejtat e njeriut dhe siguria, zhvillimi i qëndrueshëm, rinia dhe inovacionet sociale. QSKN-ja përgatit dokumente, raporte kërkimore; organizon konferenca, programe për ndërtimin e kapaciteteve dhe evenimente publike.